Seher vendos të ndryshojë gjendjen e trishtë që ka kapluar shtëpinë dhe organizon një piknik me Jusufin, Jamanin dhe Zijanë për t’i lumturuar sado pak. Aty Seher dhe Jaman kalojnë dhe disa momente të ëmbla me njëri-tjetrin. Por lumturia e tyre nuk zgjat shumë kur baba Arifi telefonon Jamanin. Ai vendos t’i tregojë Jamanit dhe Aliut sekretin që ka mbajtur prej vitesh. Mamaja e Jamanit nuk dëshiron që ky sekret të dalë dhe vendos të ndalojë Arifin.