Mjaftoi paraqitja e Meghan Markle dhe Princ Harry në Lojërat Invictus (që i kushtohen veteranëve të luftës), për të ndryshuar mendimin e britanikëve për Harryn dhe Meghan.
Shumë pak orë u deshën që britanikët të rivlerësojnë çiftin që u bë prej dy vitesh pjesë e polemikave të mëdha.
“Ai punonte ditë e natë që gjithçka të shkonte në mënyrë perfektë”, kështu nis fjalimi i Meghan në hapjen e lojërave. Kështu u kuptua edhe njëherë se sa shumë e vlerëson ajo bashkëshortin.
Ata shkëmbyen një puthje në publik, gjë që nuk lejohej dy vjet më parë kur ishin pjesë e familjes mbretërore.
Harry u shfaq i prekur dhe i ndjeshëm në skenë dhe mezi i mbajti lotët teksa fliste për rikthimin e Lojërave Invictus, themeluar nga vetë ai pesë vjet më parë.
Princi gjithashtu u shfaq i qetë në një intervistë të dhënë drejtpërdrejt për BBC, duke iu përgjigjur shkurtimisht pyetjeve në lidhje me vizitën e tij të fundit të befasishme te gjyshja Elizabeth në Windsor. “Ishte mirë ta shikoja sërish. Ajo do të kishte dashur të ishte këtu personalisht gjithashtu. Dhe më tha që t’u kaloja mesazhe personale sportistëve”, pranoi Harry.
Marrëdhëniet e çiftit me mbretëreshën janë përmirësuar, aq sa është konfirmuar edhe ftesa e çiftit për Jubileun Platinum në qershor.
Mediat britanike nxorën kështu një sondazh ku mbështetja për Harryn dhe Meghan u vu re të jetë rritur ndjeshëm.