Megan Thee Stallion, Latto dhe Rauw Alejandro si dhe Red Hot Chili Peppers, Burna Boy janë ndër emrat e parë të konfirmuar si performues në skenë “Grand Garden Arena” të Las Vegasit. Të dielën e 15 maj-it do të mbahet edicioni i radhës i “Billboard Music Awards 2022” dhe emrat e parë u zbuluan nga burime të sigurta për “PEOPLE”.
Emrat e listuar janë kandidatë për disa nga çmimet kryesore në kategori të ndryshme, gjatë këtij viti në ceremoninë prestigjioze.
Ndërsa për Red Hot Chili Peppers kjo performancë është e veçantë pasi grupi do të rikthehet në skenë për të performuar për herë të parë që nga viti 1999, kur kënduan një remix të “Scar Tissue” nga albumi i tyre “Californication” me Snoop Dogg. Grupi i bashkohet performueses së shpallur më parë Mary J. Blige, e cila do të marrë çmimin e lakmuar “Icon” dhe do të ngjitet në skenë për të kënduar gjatë shfaqjes. Në vazhdim pritet që të shpallen edhe interpretuesit dhe prezantuesit e tjerë të “Billboard Music Awards 2022”./revistawho.com