Je Ana apo je Elsa, cila nga princeshat? Cilado që të jesh prej dy motrave të “Frozen”, i bie që nuk je as Hirushe e as Borbardhë, pra je ajo që ne duam: një princeshë që nuk bën kompromise. Prandaj ti dhe të gjitha vajzat si ti, mund të bëhen një princeshë e “Frozen” për pak ditë.
E dini si?
Këtë fundjavë mund të jesh edhe ti e zonja e vetes dhe të bëhesh e barabartë me burrat edhe në atë pikën ku ata prej vitesh diskriminojnë gocat dhe të fitosh në terrenin që njihet si më mashkullori: timonin e makinës. Prandaj “Rally Princess Albania” është gara e vetme që i sheh vajzat në timon. Dhe meqë vajzat i bëjnë gjerat më mirë edhe në këtë rast ato vendosin një tjetër standard: rregullat e qarkullimit. Prandaj Rally Albania nuk është një garë shpejtësie. Ndaj merr shoqet dhe nxito të regjistrohesh për këtë fundjavë gare, të bukur dhe turistike që do ketë si destinacione Vlorën dhe Janinën, me një internerar të ndarë në 3 ditë:
Dita 1: Tiranë – Janinë
Dita 2: Janinë – Vlorë
Dita 3: Vlorë – Tiranë
“Një fundjavë dedikuar vajzave tona, ato që paragjykohen gjithmonë në timon. Një garë e llojit të veçantë, mesatarja e artë e shpejtësisë. Secila me makinat e veta në rrugë me asfalt, me një program sa sportiv dhe turistik. Regjistrohu e fito për të qenë Princesha e Timonit 2022”, shkruhet në promovimin online të garës në fjalë.
Gocat duhet të regjistrohen sa më shpejt, pasi gara nis më 30 prill dhe është më afër se kurrë. Ndërsa do mbyllet sërish në Tiranë më 2 maj.
Ne po kërkojmë princeshën me gocave që nuk i durojnë dot paragjykimet, e mbi të gjithë i bëjnë mirë të gjitha.
View this post on Instagram