Vanessa Hudgens e mori malli për “Coachella” që pa u mbushur java. Fotoja e saj e fundit na tregoi si duket aktorja me flokë të gjatë dhe kaçurrela që në më pak se 24 orë u kthyen në trend.
Vanessa i kujtoi botës se është inspirim për stilin dhe ky është fiks rasti, pasi kjo prerje e radhës për flokët kaçurrelë dhe me balluke është trendi për pranverë-verën 2022.
Kaçurrelat e gjata, voluminoze dhe të lira morën shumë komente nga stilistët e flokëve dhe të tjerë, por nuk u anashkalua as grimi i syve që është zbukuruar me penel jeshil të dyfishtë dhe të zi dhe me gurë në vijën e qepallave. Duke iu rikthyer kaçurrelave, prerja e Vanessas është frymëzimi i duhur për ata që duan të rifreskojnë pamjen e flokëve të tyre.
Diçka të ngjashme ja kemi parë edhe Selena Gomez pak më herët.








