Na ndajnë vetëm pak ditë nga filimi i “Eurovision”, që nis më 10 maj në Torino.
Ronela dhe gjithë pjesëmarrësit kanë nisur provat zyrtare dhe sigurisht edhe në këtë rast prrgormoi e para.
Foto dhe video u postuan të shtunën pasdite duke pëlqyer shumë nga fansat, por më vonë faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram i ka fshirë dhe ripostuar fotot për përfaquesen tonë.
Një prej fotove u hoq pasi konsiderohej provokative edhecpasi kapi mbi 25.000 pëlqime. Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë reaguar në mbështetje të Ronelës duke e cilësuar këtë veprim si “një akt censurimi”.
Ka zëra që thonë se ekipit shqiptar, pas provave i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pasi konsiderohet provokative.
A nuk është pak e çudishme kjo kërkesë vetëm pak ditë para eventit dhe pas muajsh të tërë provash?
Akoma nuk ka asnjë reagim nga ekipi shqiptar apo vetë Ronela në lidhje me këto aludime.