Dashuria është në mendjen tuaj në fillim muaji. Do dëshironi më shumë aventura dhe lojëra në marrëdhënien tuaj. Reflektimi për nevojat tuaja dhe gjetja e një ekuilibri të shëndetshëm midis dëshirave të partnerit tuaj dhe dëshirave tuaja është një përdorim produktiv i kësaj energjie. Më 5 maj, Dielli dhe Urani, takohen në qiell. Mund të merrni disa lajme befasuese nga dikush që është gati të investojë tek ju ose diçka për të cilën po punoni. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga të tjerët. Mërkuri shkon në prapavijë më 10 maj. Kini parasysh komunikimin në këtë kohë. Me atë çfarë shkruani mund të lëndoni dikë. Projektet për të cilat po punoni do kenë një qasje të re. Në të njëjtën ditë, Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe fatit, hyn në sektorin tuaj të martesës dhe marrëdhëniet tuaja marrin bekime. Nëse jeni të lidhur, kjo ngjarje planetare mund të çojë në një fejesë ose në hedhjen e hapit tjetër në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqar, kjo është një kohë fantastike për takime. Dhe nëse romanca nuk është në mendje, ndikimi i Jupiterit mund të çojë në lidhje me partnerë të mrekullueshëm biznesi. Një eklips hënor më 15 maj sinjalizon një çlirim në lidhje me financat dhe të ardhurat. Ndoshta më në fund jeni gati të largoheni nga një mjedis pune toksik ose po mendoni të ndryshoni punë. Më 20 maj, do ecni nëpër botën tuaj me më shumë energji. Mund të rezervoni udhëtime ose të regjistroheni në një kurs. Mendja juaj është kurioze, ndaj mos hezitoni ta ushqeni atë! Përvojat e reja do të çojnë në rritje. Po investoni më shumë energji se kurrë në marrëdhëniet tuaja, por gjithashtu mund të keni disa grindje. Nëse keni shmangur një bisedë të vështirë, ndoshta ka ardhur koha që thjesht ta zgjidhni atë. Më 28 maj do hapeni në një nivel më të thellë brenda lidhjeve tuaja më të ngushta. Jeni të etur për të krijuar lidhje shpirtërore. Muaji përfundon me një hënë të re më 30 maj dhe do jeni të etur të lundroni dhe të ndryshoni këndvështrimin tuaj. Rezervoni një udhëtim dhe jini spontan./revistawho.com