Ronela Hajati me këngën “Sekret” përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”. Edhe pse kënga nuk ia doli të prekte finalen, për të dhe performacën e Ronelës është folur shumë. Edhe vetë këngëtarja ka reaguar përmes një “Instastory”, ku shkruan :”Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”. Këngëtarja është përkrahur por edhe është kritikuar për këngën, performacën dhe koreografinë.
Performanca e Ronelës në “Eurovision” ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.8 milionë shikime në “Youtube”./revista.who.com