Ndonëse nuk kanë pasur një të kaluar të bukur, Chris Brown nuk ka ngurruar të jetë i pari që ka uruar Rihannën. Ditën e djeshme mediat raportuan se këngëtarja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe është djalë.
Pas këtij lajmi, ish-i i saj Chris Brown i ka habitur të gjithë. Ai ka publikuar në Instastory një status ku lexon “Urime”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një emoji të gruas shtatzënë.
Kujtojmë se Chris dhe Rihanna u ndanë si pasojë e dhunës fizike nga ana e reperit në vitin 2009.