Renato Mekolli, i bërë i njohur më së shumti në Shqipëri përmes programit “MasterChef Albania” si shefi më karizmatik, tregon disa detaje interesante përmes rubrikës “Plotëso fjalinë”.
Kur udhëtoj… mendoj se jeta është e bukur.
Vendet më të bukura që kam vizituar… janë pa diskutim ishujt e Greqisë.
Më pëlqen të eksperimentoj… gjithmonë në kuzhinë, sepse dua të provoj shije të reja.
Pjata e preferuar e masterchef-it është… ëmbëlsira e Alfios në puntatën finale të “MasterChef”.
Ajo që më bën të trishtohem është… nuk më bën asgjë të trishtohem.
Libri im me receta do të dalë… së shpejti; gjërat e bukura duan kohën e tyre.
Në Shqipëri më pëlqen… ushqimi tradicional shqiptar.
Pengu më i madh në jetë… nuk kam pengje. Jeta është e bukur dhe e shkurtër; atë çfarë kam dashur, e kam realizuar.
Më pëlqejnë ngjyrat në veshje sepse… janë jetë dhe jeta është plot ngjyra.
Jam gjithnjë në kërkim të… shijeve të reja.
Kur zhytem në thellësi, them me vete… që është bukur të jesh i lirë.
Televizioni… thjesht më pëlqen.
Mami im gatuan më mirë… se unë ushqimet tradicionale shqiptare.
Dashuria ime më e madhe në jetë… janë familjarët e mi.
Zgjedh të jem gjithmonë në harmoni me veten… sepse kështu ndihem mirë. Mendoj vetëm pozitivisht; nuk lejoj në jetën time njerëz me energji negative.
Ndihem më i sigurt kur… kam njerëzit e mi pranë.
Më pëlqen të meditoj… sepse kam më shumë harmoni me jetën dhe njerëzit. Më qetëson dhe largoj energjitë negative nga vetja.
Zhgënjimi më i madh që kam pësuar ndonjëherë… nuk jam zhgënjyer asnjëherë.
Nuk harroj asnjëherë… njerëzit që më kanë bërë ky që jam sot. Pa ata nuk do isha asgjë…
Nëse nuk do të isha shef, do të isha… nuk e di; të gatuaj është ajo çfarë kam dashur gjithnjë të bëj në jetën time.