Kourtney Kardashian kurorëzoi së fundmi në martesë dashurinë me rrokerin Travis Barker. Në një prej netëve të tyre në Portofino ku mbajtën dasmën, Kourtney u shfaq e veshur shumë seksi me një fustan të kuq tyli dhe sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’. Të njëjtat sandale kishte zgjedhur edhe Armina në fejesën e saj.
Blogerja ka publikuar disa Instastory nga fejesa e saj dhe tregon këtë fakt. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“, shkruan Armina.








