Në dasmën e Ilirit të mbajtur të shtunën e javës që lamë pas morën pjesë miq të shumtë të balerinit dhe mes tyre ish-banorë të “Big Brother VIP”. Por u vu re mungesa e mikut të tij Sabianit duke ngritur më shumë dyshimet se gjërat mes tyre nuk janë më si më parë.
I ftuar sot në “Wake Up”, Iliri tha se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën, por shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë.
Me këtë deklaratë Iliri hodhi poshtë dhe lajmet se miqësia mes tyre nuk është si më parë.