Kohët e fundit kanë nisur thashetheme se Dua Lipa është në një lidhje me futbollistin Trent Alexander Arnold. Shkak u bë kënga “One kiss” e Duas, të cilën tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Ditën e diel lojtarët festuan me tifozët e tyre në shesh ku nuk ka munguar kjo këngë, por, ai që ka marrë vëmendje është Arnold.
Ditën e djeshme Trent ka publikuar një video nga festimet në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngën e Duas. Kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit kanë nisur të bëjnë tag Duan.
Gjatë një interviste i pyetur nëse thashethemet se ai po takohej me këngëtaren Dua Lipa ishin të vërteta, Alexander-Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”.”, rrëfeu ai.