Beatrix ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Vonë”, një këngë ritmike që është pëlqyer shumë dhe brenda pak orësh ka arritur mijëra shikime në Youtube. Përpos klipit dhe pamjes kaq lozonjare të Trixës, një vëmendje të madhe mori edhe teksti. Edhe këtë herë, ashtu si tek kënga “Ma shumë se ti”, komentuesit kanë nisur të aludojnë se disa rreshta duken si thumb për historinë e kaluar të saj me Donaldin.
“Thuj menemadhe, se kur e pate, nuk dite s’e majte, jo nuk e majte. Von o per falje, ti ke gabu, ti e din ça du, senet kan ndryshu, ti nuk je per mu”, këndon ajo.
Pavarësisht kësaj duhet theksuar se teksti nuk është shkruar nga Beatrix, por Elinel, kështu që gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e aludimeve.