Shpeshherë thuhet se lidhjet në distancë nuk funksionojnë, por mesa duket Sarah dhe Pm vërtetojnë të kundërtën. Sarah ishte e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ku ka folur për marrëdhënien me DJ PM dhe ka treguar se shkojnë shumë mirë, edhe pse jetojnë larg njëri-tjetrit.
Sarah tregoi se shkon shpesh për ta takuar në Kosovë, ndërkohë që edhe PM vjen shpesh për ta takuar në Tiranë.
Sarah Berisha: Gjërat me PM po shkojnë shumë mirë. Në fakt jemi në distancë, ai është në Kosovë unë jam këtu. Kështu gjërat po shkojnë shumë mirë. Takohemi shpesh, ai vjen ose shkojë unë atje. Tani do ikim për pushime bashkë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi në distancë. Zënkat ndonjëherë janë, por nuk kemi ça bëjmë.