Jaman drekon me Seherin në oborrin e shtëpisë së tij të vjetër. Seher i flet atij për ëndrra dhe Jaman mërzitet duke menduar se nuk do të jetojë aq gjatë për t’i realizuar ato bashkë. Xhanan i thotë Zuhalit të heqë dorë sepseJaman nuk e ka të gjatë. Jaman vazhdon të vuajë nga sëmundja, por fshihet nga Seher që ajo të mos e kuptojë. Xhenger i lutet Jamanit të marrë trajtim mjekësor, por ai nuk pranon. Seher vendos të përgatisë diçka për ditëlindjen e Jamanit dhe ky i fundit dëshiron ta kalojë të gjithë ditën e tij me Seherin duke menduar që do të jetë dita e tij e fundit.