Prej disa javësh në media po shkruhet për ndarjen e bujshme të Shakirës nga Pique, por orët e fundit vëmendja është zhvendosur diku tjetër. Videoja më e fundit e këngëtares ka ndezur thashetheme se ajo është përsëri në pritje të ëmbël.
Në një klip ku Shakira shihet duke kërcyer për një program televiziv NBC përdoruesit kanë vërshuar me komente në rrjete sociale se barku i saj duket të jetë më i rëndë teksa kërcen.
Shakira nuk ka reaguar ende mbi këtë thashethem ashtu siç ka vepruar edhe për ndarjen duke e kaluar në heshtje.