Roberti dhe Laureta kanë lënë për pak kohë Prishtinën dhe angazhimet e tyre për të marrë disa ditë pushimi. Çifti po i kalon pushimet e tyre të para në Bodrum të Turqisë, por nuk janë vetëm. Edhe pse çift i ri, ata kanë zgjedhur që këto ditë t’i kalojnë me një grup miqsh. Kanë qenë vetë Roberti e Laureta që kanë postuar foto krah miqve e më pas duke festuar në mbrëmje.
Roberti ka treguar më parë se me Lauretën është në një lidhje serioze e madje sheh edhe martesën me të.