Elita Rudi feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk do të mungonte një surprizë nga Gjiko, teksa ndodhen me pushime në Turqi. Reperi ka vendosur ta lumturojë bashkëshorten që në mëngjes duke i shkuar në shtrat teksa ajo flinte, me tortë në dorë.
“Mirëmëngjes luleshtrydhe”, dëgjohet t’i thotë Gjiko Elitës e më pas i këndon këngën e ditëlindjes.
Elita zgjohet nga gjumi e lumtur dhe e surprizuar teksa reperi nuk ngurroi t’i bënte dhe foto për t’i postuar më pas në Instastory me mbishkrimin “Birthday girl”.