Travis Barker ka konfirmuar se problemet me pankreasin e kanë detyruar të shtrohet në spital.
“Unë hyra për një endoskopi të hënën, dhe ndihesha shumë mire. Por pas darkës, pata dhimbje të tmerrshme dhe që atëherë jam shtruar në spital,” zbuloi ai përmes “Instastory”. Ai shtoi se i kanë hequr një polip të vogël në një zonë shumë të ndjeshme që zakonisht trajtohet nga specialistë, gjë që fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit.“Jam shumë shumë mirënjohës që me trajtim intensiv aktualisht jam shumë më mirë”, përfundoi ai, duke shtuar një emoji lutjeje.
Bashkëshortja, Kourtney Kardashian foli gjithashtu për problemet shëndetësore të të shoqit.
“Travis dhe unë shkuam për një endoskopi rutinë së bashku dhe ai përfundoi me pankreatit të rëndë, kërcënues për jetën.Unë jam shumë mirënjohëse për specialistët, mjekët dhe infermierët tanë në “Cedars Sinai” për kujdesin kaq të mrekullueshëm për mua dhe burrin tim gjatë qëndrimit tonë aty”, ka shkruar ajo.