Jaman surprizon Seherin duke e çuar në vendin ku do të ndërtojë shtëpinë e tyre. Seher e pëlqen shumë vendin dhe lumturohet nga surpriza e Jamanit. Por teksa ai flet për të ardhmen e tyre plot shpresë, Seher përlotet dhe e ka të pamundur t’ja thotë atij të vërtetën. Jaman e kupton që diçka ka ndodhur dhe mëson të vërtetën për dhuruesin e tij. Jaman e tregon edhe njëherë veten që është shpirtmirë pasi interesohet më shumë për Zekin dhe që ai të jetë gjallë sesa për shëndetin e vetes. Xhanan gjen rastin për tu dukur si heroinë. Jaman mëson se Xhanan është e gatshme të jetë dhuruese por ai nuk pranon.