Afrona sërish ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Modeles i kanë hakuar Instagramin dhe kjo është hera e dytë që i ndodh kjo gjë gjatë kësaj periudhe kur ajo ka qenë në vëmendje të mediave për ndarjen nga Blero. Vetë Afrona ka preferuar të mos flasë për ndarjen megjithatë ka qenë thuajse çdo ditë e komentuar. Blero nga ana tjetër në çdo intervistë ka justifikuar heqjen e fotove me Afronën nga Instagrami si veprim i bërë nga kompania menaxhuese dhe jo nga vetë ai. Ndërkohë pritet edhe deklarata e Afronës, por deri atëherë na duhet të presim derisa modelja të rikthejë sërish Instagramin.