E kemi parë në skenë duke kënduar, do e shohim së shpejti në “Argylle” duke aktruar, por Dua tani po pushton dhe pasarelat. Pas sfilatës së Versaçes vitin e kaluar në Milano, këngëtarja shqiptare me famë botërore sfiloi këtë javë në Paris për markën e famshme Balenciaga. Dua u shfaq e veshur me një fustan të verdhë, me një sup dhe me një shirit të gjatë në anën tjetër që varej deri në tokë. Veshja ishte plotësuar me doreza të gjata të zeza, geta të zeza dhe taka në të njëjtën ngjyrë. Dua tha se ndihej e nderuar që ishte pjesë e kësaj sfilate, për të cilin sfiluan edhe yje të tjerë të ekranit si Kim Kardashian, Nikol Kidman, Bela Hadid e Naomi Campbell.
View this post on Instagram