Loredana e quajti “të vështirë” komunikimin me Mozzikun në deklaratën e saj të fundit teksa fliste për një intervistë në mediat e huaja. Reperja tregoi se ajo dhe Mozzik nuk kanë më kontakte dhe reperi e takon vajzën e tyre përmes motrës së Loredanës.”Të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Ai kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më. Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë”, tha Loredana. E sigurisht pasi iu përmend emri, Mozzik ka reaguar. Reperi siç duket nuk i ka pritur mirë këto deklarata dhe thuhet se postimin e fundit e ka me Loredanën. “Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, shkruan Mozzik.