Skenat në klipin “All your lovin”, bënë që Semi dhe Roni për disa javë të përfliteshin se kishin nisur një lidhje. Madje dyshja u fotografuan disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit e u panë shumë të afërt. As Semi e as Roni nuk pranuan të flisnin publikisht për lajmet që shkruanin se ata kishin nisur një lidhje e duket se romanca e tyre ende pa u konfirmuar ka përfunduar. “Prive” raporton se Semi dhe Roni nuk janë më bashkë. Megjithatë dyshja pas ndarjes kanë zgjedhur të mbesin miq me njëri-tjetrin.