Jennifer Pamplona, ish-modele e “Versace” ka shpenzuar 500 mijë euro për tu dukur si Kim Kardashian, me rreth 40 ndërhyrje estetike.
Por sot, pas 7 vjetësh 29-vjeçarja është penduar dhe do të rikthehet në gjendjen e mëparshme. I duhet të paguajë 100 mijë euro për të bërë një gjë të tillë.
“Doja t’i ngjaja asaj, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonë Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”, ka thënë ajo. Modelja me origjinë braziliane tani jeton në Dubai, dhe ka hapur kompaninë e saj të kozmetikës, si dhe fiton para për faktin që është e ngjashme me Kim-in.
“E dija se çfarë doja të bëhesha dhe kisha në plan që kur të bëhesha 30 vjeçe, të hiqja dorë nga pamja e Kim Kardashian-it”, ka shtuar modelja.