Xhanan tashmë e ka në duar Seherin me kërcënimet e saj. Seher ndërkohë sillet ftohtë me Jamanin dhe ky i fundit mendon se është faji i tij pa e ditur se ç’po kurdis nëna e vetë prapa krahve. Mes Jamanit dhe Seherit nisin sherret dhe tonet e larta. Teksa Xhananit i ecën plani djallëzor, Jaman merr një vendim që i surprizon të gjithë. Pas një bisede me Zijanë që i lutet të jetojë, Jaman vendos të pranojë ndihmën e Xhananit. Ai i thotë Xhananit se po e bën këtë vetëm për Zijanë, por Jaman nuk e di se vendimi i tij do të sjellë dhe largimin e Seherit. Si do të veprojë Seher? Mbetet për ta mësuar këtë javë!