Britney Spears vendosi të këndonte për fansat e saj në Instagram mbrëmjen e kaluar duke sjellë këngën hit të vitit 1998 “Baby one more time”, por me një version të ri. Këngëtarja tregoi se teksa po ndante rrobat që do çonte për të larë, vendosi të këndonte këtë version të këngës që ka dashur ta sjellë shumë kohë më përpara, por nuk e kanë lejuar.
“Kjo jam unë dje duke ndarë rrobat për tu larë. Kisha kohë që nuk këndoja, mbase shumë kohë dhe ja ku jam në shtëpinë time duke kënduar një version ndryshe të “Baby”. E kam kërkuar për 14 vite një version tjetër të këngës dhe producentët punuan dhe e sollën për mua, por nuk më lejuan duke më bërë të ndihem si asgjë”, shkroi ndër të tjera Britney.
View this post on Instagram