Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Noizy e tha, superkoncerti u bë, Tirana do ta mbajë mend gjatë!

15/08/2022
in Breaking News, Vetëm në WHO
Reading Time: 1 min read
A A
Noizy e tha, superkoncerti u bë, Tirana do ta mbajë mend gjatë!

14 gushti shënjoi histori në muzikë. Të gjithë e prisnin, por u kapërcye çdo imagjinatë në nota madhështore dhe e shkruar bukur në çdo detaj. “Alpha show”, u shkrua me shkronja të mëdha në shpirtin e çdo njeriu që e do muzikën e mirë. Kur Noizy njoftoi se do të mbante një koncert gjigand, ishte pak por e sigurt se ashtu do të ishte. Muaj të tërë përgatitje, ditë për të ndërtuar skenën dhe disa orë për të lënë gjurmë. Teksa në hyrje të skenës merrje shiritin jeshil, çdo gjë tjetër ishte fantazi. Këngëtarët më të suksesshëm të momentit, skena që mes syve plot emocione të pjesëmarrësve dhe kurorës përballë tyre, dukej sikur të përqafonte në çdo moment dhe shumë adrenalinë. Në asnjë çast nuk mund të numëroje sa persona ishin të pranishëm, grupet u bënë shpejt turma dhe Tirana u “ndez”. Më shumë se 15 mijë bileta të shitura në koncertin, jehona e të cilit do të mbahet mend gjatë. Zemra që rrihnin fort, zëra që shkonin deri në limit, përballë të preferuarve të tyre, Ardian Bujupit, Xhensila Myrtezajt, Kidës, Ledri Vulës, Elgit Dodës, Ylli Limanit, Dhurata Dorës, Mc Kreshës e Lyrical Son, Loredanës Stresit, Varrosit, Ghali-t, Raf Camora-s, Krept & Konan-it etj. Noizy, dikur djali i vogël me ëndrra të mëdha, sot artisti i madh në koncert gjigand. Një interpretim “live” nën shoqërimin e bandës, për të rrëfyer me shpirt se kush ëndërron mundet, e kush mundet ia del. Ashtu si Noizy që ia doli të ngrinte Tiranën peshë. Po, “Alpha show” do të mbahet mend gjatë.






Tags: Alpha showloredanaNoizyylli limani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
Next Post
Teksa shijonte pushimet në Capri, këngëtares i grabisin shtëpinë 6 milionë dollarëshe!

Teksa shijonte pushimet në Capri, këngëtares i grabisin shtëpinë 6 milionë dollarëshe!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera