E veja e Koby Bryant, Vanessa Bryant, është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë për dëmin emocional që ajo dhe familja e saj pësuan pas publikimit të fotove nga aksidenti tragjik. Ajo është shprehur se shpërndarja e fotove nga aksidenti ku humbën jetën vajza dhe bashkëshorti i saj e kanë bërë të përjetojë “një tmerr” gjatë gjithë kësaj kohe, duke i shkaktuar atake paniku të shpeshta. Çështja është fituar nga zonja Bryant dhe ajo do të marrë 16 milionë dollarë. Menjëherë pas vendimit ajo postoi një foto të saj, Kobe Bryant dhe vajzës së tyre Gianna në “Instagram” me shkrimin: “Të gjithë për ty! Të dua! Drejtësi për Kobe-in dhe Gigi!”
Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi në janar të 2020-ës.