“Pas martesës dihet ça vjen”, tha Armina në “Goca dhe gra”, ku po diskutohej mbi emrat më të kërkuar në Google dhe moderatorja ishte një prej tyre për dasmën përrallore që mbajti në shtator. Armina la të kuptohej se planet e saj dhe Shkëlzenit pas dasmës janë të bëhen me fëmijë, duke shtuar se kërkimet për të në Google do shtohen edhe më shumë kur kjo të ndodhë.
“Kjo periudhë ishte shumë e lodhshme (pas dasmës), por e presim”, tha Armina duke zbuluar se emrin e fëmijës e ka menduar që kur ishte më e vogël.