Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë në gusht të këtij viti. Erdhi në jetë Nolan Sol. Moderatorja ndan shpesh pjesë nga jeta e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa së fundmi është gjetur edhe në një udhëkryq.
Po mendojnë të zgjerojnë familjen, por jo me një fëmijë, me një kafshë shtëpiake.
“Po mendojmë seriozisht të zgjerojmë familjen, si thoni me një mace apo me qen?”, ka shkruar Dojna në Instagram.








