Këngëtari i njohur, Renis Gjoka ka zbuluar për herë të parë se do të bëhet baba për herë të dytë. Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se shumë shpejt do të jetë babai i dy vajzave.
“Së shpejti bëhem baba për herë të dytë. Është hera e parë që e them publikisht. Siç del kënga pasdite, ashtu presim të dalë edhe bebi nga momenti në moment. Është vajzë dhe do të bëhem me një vajzë për herë të dytë. Jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur”, tha Renisi.








