Grida Duma u largua nga politika për t’iu dedikuar botës së gazetarisë. Prej muajsh drejton emisionin “Top Story” në “Top Channel”. Ajo është shumë hermetike kur vjen puna te jeta private, megjithatë së fundmi e ka hapur zemrën. Në një intervistë për vëllezërit Veshaj në “Më lër të flas”, ajo ka pranuar se ka një partner.
Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.
Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.
Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.
Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.
Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?
Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.
Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.