Pamje shqetësuese tregojnë këngëtaren Bebe Rexha duke u rrëzuar në skenë pasi u godit në kokë nga një telefon i hedhur nga një pjesëmarrës i koncertit.
Këngëtarja e muzikës pop Rexha po përfundonte koncertin në Nju Jork të turneut të saj aktual në SHBA kur dikush nga turma i hodhi asaj telefonin. Telefoni e godeti Rexhën në anën e kokës.
Ajo shtrëngon menjëherë kokën, largohet nga turma dhe bie në gjunjë ndërsa anëtarët e ekipit të saj nxitojnë nga ana e skenës për ta ndihmuar.
Fansat që ishin të pranishëm në koncert u zemëruan për sulmin.
Mediat e huaja raportojnë se Rexha ka marrë trajtim mjekësor dhe i janë dashur tri qepje për lëndimin. Ajo ende nuk ka komentuar publikisht për ngjarjen.
View this post on Instagram








