Naomi Watts ka folur për menopauzën e hershme, në të cilën ka hyrë në moshën 36-vjeçare. Në një intervistë për revistën “Hello”, aktorja ka shpjeguar se ka kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë në këtë moment të jetës së saj, pasi simptomat që kishte po e shqetësonin.
“Të kalosh menopauzën në një moshë kaq të re nuk ishte e lehtë. Sidomos në një kohë kur kishte shumë pak informacion për të”, tha aktorja tashmë 54-vjeçare.
Më pas ajo shpjegoi disa nga simptomat që po përjetonte. “Ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës, migrena… Ndihesha sikur po dilja jashtë kontrollit”, thotë ajo.
Sipas mjekëve, menopauza zakonisht përjetohet nga një grua kur ajo arrin moshën 50 vjeç dhe shënon fundin e ciklit menstrual. Sigurisht, kjo përfshin shumë ndryshime hormonale.
Sipas Naomi, detyrimi për t’i duruar këto ndryshime kaq herët, e ndihmoi të ndihej më e çliruar.
“Duke kaluar nëpër këtë udhëtim më çoi në një kuptim më të thellë të vetes. Dola nga ana tjetër duke u ndjerë më “autentike”. Liria ime e madhe erdhi me “vetënjohjen”, tha ajo.