Mozzik shpesh është në qendër të vëmendjes për projektet muzikore, e herë të tjera për historitë e dashurisë. Por këtë herë nuk është as njëra, as tjetra arsyeja që ai ka reaguar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një çështje delikate, si ajo e plaçkitjes së shtëpisë së tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se i kanë grabitur shtëpinë dhe konkretikisht kanë marrë 100 mijë euro, bizhuteritë me vlerë monetare më shumë se 100 mijë euro, 15-16 armë me leje, etj. Ai nuk lë pa falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë, duke theksuar edhe faktin se është tatimpagues i rregullt.