Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I dhuroi veshkën, por s’e ftoi në dasmë!”/ Reagon mikesha e Selena Gomez 08/10/2025
“Dikush nga familja tentoi ta vriste”, Kim Kardashian trondit me rrëfimin që askush s’e priste! 08/10/2025
Nga “Ezel” te “Sulejmani i Madhërishëm”: 19 yje të showbiz-it turk nën hetim për përdorim droge! 08/10/2025
5 gjëra që nuk i dinit për markën ikonike italiane Seletti 08/10/2025
“E di si ta kthej burrin në shtëpi!” Einxhel zbulon formulën magjike si e “korrupton” Dagzin! 08/10/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Më tha që ishte fans i imi’, Lorik Cana tregon bisedën me Macron dhe dy dhuratat e veçanta

29/10/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Më tha që ishte fans i imi’, Lorik Cana tregon bisedën me Macron dhe dy dhuratat e veçanta

Macron vizitoi këtë muaj Shqipërinë dhe pjesë e delegacionit të tij ishte edhe Lorik Cana. I ftuar në “Më Lër të Flas”, Cana foli për eksperiencën e tij pasi udhëtoi në të njëjtin avion me presidentin francez dhe tregoi dy dhuratat që i bëri atij.





“Zakonisht meqë ishte vizita e parë e një kreu francez, më shumë se 100 e ca vjet shtet marrëdhënie diplomatike, ishte hera e parë që një president francez vjen në vendin tonë, ishte një ngjarje historike. Historike për shumë arsye, edhe për momentin që jemi duke e përjetuar ne si shqiptarë, edhe sigurisht për të ardhmen tonë. Kur bëhen këto vizita zyrtare të para, sigurisht që është delegacioni zyrtar, është delegacioni diplomatik i tij. Së bashku me delegacionin e tij janë persona nga fusha e ekonomisë, që kanë investuar në vendin tonë, ose kanë ndër mend. Dhe është delegacioni kultural, që janë njerëz që kanë krijuar ura midis dy vendeve dhe më ka dërguar ftesën që të jem pjesë e delegacionit francez, për të udhëtuar me të”, tregon Cana.

“Nuk është se të vjen mundësia çdo ditë për të udhëtuar me avionin presidencial, kështu që e pranova ftesën të udhëtoj bashkë me të. Udhëtimi zgjati dy orë e 15 minuta fluturim. Unë pata mundësinë 30 minuta ta kaloj bashkë me të.  Ai vjen i fundit, dhe vjen edhe takon të gjithë njerëzit e delegacionit. Pas një ore fluturim më erdhi shefi protokollit dhe më ftoi te pjesa ku qëndronte Macron”, tha ish-futbollisti.


“Më kishte ruajtur vendin afër tij. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi. E ndihmova të bëjë pjesën e fjalimit shqip, që e kishte shumë për zemër. Ishte kurioz për Shqipërinë, një pjesë të bisedës e kaluam te Kosova”, shton ai.

Sa i përket dhuratave, Cana zbulon: “Të parën i dhashë fanellën e shqiptarëve që për ne shqiptarët simbolizon një lloj sakrifice bashkimi, dhe suksesi tani që është me rëndësi. Atë mu duk normale që t’ia jepja kryeministrit për t’ia dhënë, e kisha bërë me emrin e Macron. Dhe dhurata e dytë ishte personale, ishte fanella e fundit që e kam mbajt si kapiten i Marseille, dhe atij iu bë shume qejfi”, tha ish kapiteni i Kombëtares.




ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

I dhuroi veshkën, por s’e ftoi në dasmë!”/ Reagon mikesha e Selena Gomez
Breaking News

I dhuroi veshkën, por s’e ftoi në dasmë!”/ Reagon mikesha e Selena Gomez

08/10/2025
“Dikush nga familja tentoi ta vriste”, Kim Kardashian trondit me rrëfimin që askush s’e priste!
Breaking News

“Dikush nga familja tentoi ta vriste”, Kim Kardashian trondit me rrëfimin që askush s’e priste!

08/10/2025
Nga “Ezel” te “Sulejmani i Madhërishëm”: 19 yje të showbiz-it turk nën hetim për përdorim droge!
Breaking News

Nga “Ezel” te “Sulejmani i Madhërishëm”: 19 yje të showbiz-it turk nën hetim për përdorim droge!

08/10/2025
“E di si ta kthej burrin në shtëpi!” Einxhel zbulon formulën magjike si e “korrupton” Dagzin!
Breaking News

“E di si ta kthej burrin në shtëpi!” Einxhel zbulon formulën magjike si e “korrupton” Dagzin!

08/10/2025
“Ishte kudo”, Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: S’po jetoja…
Breaking News

“Ishte kudo”, Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: S’po jetoja…

08/10/2025
“Do më hidhte nga ballkoni, mendova se do vdisja”, aktorja e njohur trondit me dëshminë ndaj ish-bashkëshortit
Breaking News

“Do më hidhte nga ballkoni, mendova se do vdisja”, aktorja e njohur trondit me dëshminë ndaj ish-bashkëshortit

07/10/2025
Next Post
50 Cent tallet me Madonnën: Ku i ke bërë të pasmet?

50 Cent tallet me Madonnën: Ku i ke bërë të pasmet?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera