Reperi Nelly dhe e dashura e tij, Ashanti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ashanti dhe Nelly nisën në vitin 2003 lidhjen e tyre të dashurisë e cila përfundoi në 2013. Megjithatë, në prill të këtij viti ata u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe tani do të bëhen me fëmijë.
Ky është fëmija i parë i këngëtares 43-vjeçare, ndërsa artisti 49-vjeçar ka dy fëmijë nga lidhja e tij e mëparshme.