Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Natyrë e (pa) qetë… Së shpejti në një reality show?!

27/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Natyrë e (pa) qetë… Së shpejti në një reality show?!

Dita nis herët, sapo këndon gjeli. Pastaj pamjet shkojnë te viçat e vegjël që ushqehen me qumështin e lopëve, të cilat pak më vonë milen nga duart e një gruaje. E kështu punët e fshatit vazhdojnë derisa dielli perëndon, ikën pas malit dhe mbyll ciklin e një dite, me një “Së shpejti” në fund.





 


Një frazë kjo që ka ngritur shumë pyetje dhe e ka ngjallur edhe më shumë kuriozitetin, ndërsa në ekranin e “Vizion Plus” e nëpër “social media” ka nisur të qarkullojë edhe një druvar misterioz, që ecën nëpër pyll, veshur me çizme e me sëpatë në dorë, shoqëruar nga hingëllima e kuajve të bukur dhe muzika si e ndonjë një filmi “triller”, derisa shfaqet sërish ajo “Së shpejti”.


Çfarë po komunikohet përmes këtyre pamjeve nga fshati!? Frekuencat e ndonjë filmi të ri? Xhirimet e ndonjë telenovele!? Apo janë thjesht spotet paralajmëruese të fillimit të një produksioni të ri në ekranin e “Vizion Plus”!?


Për të kuptuar më mirë e për t’iu afruar më shumë versionit të saktë, mjaftoi të “përgjonim” pak Instagramin e producentes Holta Dulaku, e cila vetëm pak kohë më parë postoi një peisazh të bukur, natyre, qielli që puthej me tokën…

Pastaj, në një tjetër postim nxori pamjet e një zyrë pune, ku bënte me dije se punët e shumta kishin nisur t’ia zaptonin gjithë ditën. Veç  këtyre detajeve, po t’u referohemi dhe zërave që kanë nisur të qarkullojnë nëpër Tiranë, “puzzle” bëhet edhe më i qartë: se Holta Dulaku po punon dhe ka mbledhur ndërkaq ekipet, për të krijuar një produksion të madh, një “reality show”, që do ta sjellë së shpejti në ekran. Kënga e gjelit, muu-ja e lopëve, sëpata e druvarit, hingëllima e kuajve, pemët, gjethet… na e çojnë mendjen drejt e në një fshat. Se ku gjendet ky fshat e se çfarë do të ndodhë aty, presim ta zbulojmë së shpejti!

 

Tags: fermefshatHolta Dulakunatyreprogramreality showrevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Next Post
Vazhdojnë ndarjet… Këtë herë e ka rradhën Mariah Carey

Ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera