Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Durrës.
Një 41-vjeçare, e identifikuar me emrin Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur më 2 janar kur 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në TikTok.
Lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe familjarët e së ndjerës. Bashkëshorti ka thënë se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin. Ai dyshon se se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok.
“Në 27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri. Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka thënë ai.
Ky i fundit dhe djali jetonin jashtë dhe natën e ndërrimit të viteve, gruaja iu kishte kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka pranuar gjithashtu se e ëma ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.
41-vjeçarja më parë kishte bërë denoncim në polici, por nuk është marrë asnjë veprim për këtë çështje. Për vdekjen e saj kanë reaguar shumë personazhe të njohur, por edhe mbarë opinioni publik, që ka kërkuar një protestë paraditen e së shtunës në Tiranë.