Big Brother Vip 3 nis më 13 janar dhe lista me konkurrentët është bërë publike, por jo vetëm. Është zbuluar edhe opinionistja që do të jetë krah Arbër Hajdarit. Bëhet fjalë për deputeten Oriela(Ori) Nebiaj. Së fundmi, ajo ka bërë edhe komentin e parë pas zbulimit të lajmit.
“Big Brother” me gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë e krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesën tjetër do ti dedikohem aktivitetit politik… Kam pasur vetëm një dëshirë ndërsa ndërroheshin viti 2023 me 2024 dhe dëshira ime e vetme është që të paktën në këtë 2024 të kem mundësi të ushtrojë detyrën time si deputete në një parlament që funksionon dhe rikthen besimin te qytetarët.
Top channel është një shtëpi për mua, është familje. Jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe s’e kisha menduar se pikërisht kjo do më rikthente. E kam më të lehtë duke qenë se Arbër Hajdari ka qenë opinionist dhe në edicionet e kaluara. Media dhe parlamenti më kanë mësuar të qenit radikal, nuk mund të ketë tifozeri kur je opinonist. Asgjë personale, por i ftohtë në komentimin e asaj çka ndodh. Udhëhiqesh nga të qenit i drejtë, kurrë palë. Publiku këtë do”, ka thënë ajo.