Është një marrëdhënie me ulje-ngritje ajo e Icardit dhe Wanda Naras e cila duket se është gjithmonë në lajme. Këtë herë ka qenë gazetari Jorge Lanata ai që ka ndarë lajmin në lidhje me kushtet që modelja dhe biznesmenja vendosi për partnerin e saj Mauro Icardi. Si rezultat, tani e dimë se çfarë do të ndodhte nëse futbollisti argjentinas tradhton.
Kontrata që Wanda Nara ka firmosur shkruan se ajo fiton disa milionë dollarë si kompensim nëse Icardi e tradhton.
Pak ditë më parë Wanda ndau disa detaje intime mbi marrëdhënien e saj dhe Icardit. Në fakt, ajo ka rrëfyer përvojën e saj për një shtëpi ku Icardi ka jetuar dikur.
“Rreth 200 femra duhet të kenë kaluar nëpër atë dyshek, por pas meje dysheku u shkatërrua plotësisht. Dysheku nuk i shërbente më”, tha Wanda Nara.