Britney Spears i ka kthyer përgjigje publike ish të dashurit të saj Justin Timberlake. Këngëtarja 42-vjeçare shkroi: “Më thanë se dikush po fliste për mua në rrugë!!! A do ta çojmë në gjykatë apo do të shkosh në shtëpi duke qarë te mami si herën e fundit??? Nuk më vjen fare keq!!!”
Kjo përgjigje e zjarrtë erdhi pasi Timberlake gjatë një koncerti në New York tha: “Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt “, përpara se të performonte hitin e tij të vitit 2002 “Cry Me a River”, i cili u frymëzua nga Spears që e tradhtoi atë gjatë marrëdhënies së tyre.
Tensioni mes të dyve qenë i vazhdueshëm, sidomos kur Spears në librin e saj zbuloi se kishte kaluar një abort gjatë lidhjes me Timberlake sepse ai “nuk ishte i lumtur” për shtatzëninë dhe “nuk donte. të bëhej baba”.