Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë! 09/11/2025
Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë?  09/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që… 09/11/2025
Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…” 09/11/2025
Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…” 09/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Aventurë, miqësi dhe një donzhuan “Kokë e këmbë në dashuri!

02/02/2024
in Jetë
Reading Time: 6 mins read
A A
Aventurë, miqësi dhe një donzhuan “Kokë e këmbë në dashuri!

1 NEW YORK TIMES BESTSELLER





“Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike tepër zbavitëse për një donzhuan të thekur që padashje bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë, teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër…

Informacion i përgjithshëm rreth librit


Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një donzhuani seksi, që s’e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Ama, derisa njihet me Hana Bellinxhërin. Mirëpo ajo nuk bie pre e pamjes dhe joshjes së tij, nga ana tjetër, duket se vlerëson shumë… personalitetin e tij? Dhe do që të jenë shokë? E çuditshme. Por asaj i pëlqen tepër ai dhe nuk guxon të ndërmarrë ndonjë aventurë, i mjafton të jenë miq. Hana ka ardhur në qytet për punë dhe pas shumë diskutimesh me të motrën, Pajperin, bie dakord që të flejë në shtëpinë e Foksit, në dhomën e miqve. Ajo e di që Foksi është gruar famëkeq, por nuk dyshon që ata të dy

janë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e

saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë, ndaj Foksi është njeriu i duhur

që mund ta ndihmojë me jetën e saj të trishtuar dashurore. E armatosur me

këshillat e Kazanovës së Uestportit, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut të saj… por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron. Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, Hana nuk

mund ta mohojë që dashuron gjithçka te Foksi, por nuk pranon të jetë gruaja e radhës në shtratin e tij.

Foksi kishte menduar se s’kishte gjë më të lehtë sesa të jetonte me shoqen e ngushtë. Veçse, ajo endet nëpër shtëpi mbështjellë vetëm me peshqir, fle në anën tjetër të korridorit dhe Foksi imagjinon të zgjohet pranë saj për gjithë jetën e vet… dhe… një njeri në det!, bie kokë e këmbë në dashuri me të. Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?

Mbi autoren

Tessa Bailey është autore bestseller e New York Times-it dhe shumë e njohur në TikTok. Jeton në Long Island të Nju-Jorkut, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Shpeshherë, Tessa thotë me humor se, gjatë kohës që shkruan, mban një pjatë me djathë përpara, ndërsa mbrëmjeve zbavitet duke parë në Netflix.

Entertainment Weekly e cilëson si “Mikelanxheloja e bisedave rreth seksit”, për mënyrën e çlirët të trajtimit të kësaj teme dhe për tonin plot humor që mbartin situatat e përshkruara në libër. Autorja del përtej kornizave të shprehjeve romantike në çift, duke e ftuar lexuesin në përjetime të zjarrta, mbushur me afsh dhe epsh të ndërsjellë.

Kritika

Ky roman hedh një vështrim mbi dëmin që u shkakton burrave objektifikimi toksik mashkullor, sepse Foksi duhet të hedhë pas krahëve normat dhe pritshmëritë kulturore që ka përvetësuar që në fëmijëri. (…) Një histori e zjarrtë dashurie që na tregon se si ndryshojnë personazhet për t’u kthyer në versionin më të mirë të vetes.

Kirkus Reviews

Zëri i saj është i freskët dhe bashkëkohor si ai i një komedie romantike në Netflix… Bailey shkruan batuta dhe skenarë komedish romantike me shumë zhdërvjelltësi, por ata që pëlqejnë edhe anën “përvëluese” të historive të dashurisë, do të zbulojnë se ajo është mjeshtre e fjalëve të pista.

Entertainment Weekly

Një libër romantik dhe inteligjent… Bailey na përcjell me mjeshtëri kiminë dhe miqësinë e vërtetë mes Hanës dhe Foksit, mes keqkuptimesh plot humor. Kjo komedi romantike brilante do t’i bëjë për vete lexuesit.

Publishers Weekly

Bailey vijon historinë e këndshme të filluar qysh në komedinë romantike “Na ishte një verë”, në të cilën Hana takon peshkatarin Foks… Muzika dhe deti i shton shijen dhe ngjyrën kësaj historie dashurie pasiononte.

Booklist

Fragmente nga libri

1) Nuk mund ta kalosh jetën duke u shqetësuar se çfarë do të mendojnë njerëzit. Një ditë do të zgjohesh, do të shohësh kalendarin dhe do të numërosh ditët që mund t’i kishe kaluar i lumtur me të. Dhe askush, sidomos ata që i japin shumë gojës, nuk do të jetë aty për të të ngushëlluar.

2) Sidoqoftë, nga mënyra se si e vështroje, e kuptova që ajo vajzë kishte diçka shumë e veçantë.

– Pse, si e vështroja? – Druhej ta zbulonte.

– Ah, mor bir. Si një ditë vere pas njëqind vitesh dimër.

3) Të lutem, të lutem, zbrit nga autobusi. Po kthehem në shtëpi tani. Jam… – i iku zëri fare.

– Zbrit nga autobusi diku, në një vend të sigurt, dhe më prit, mirë? Të dua, dreqi e mori! Të dua. Dhe më vjen keq që ke rënë në dashuri me një idiot si puna ime. Unë… – Gjej fjalët, gjej fjalët e duhura! – Të kujtohet në Siatëll, kur më the që kemi kaq kohë, që prej verës së kaluar, që përpiqemi të jemi në një marrëdhënie. Atëherë nuk e kuptoja dot aq mirë, por tani e kuptoj. Nuk do të jetoja dot kurrë larg teje, sepse ajo nuk mund të quhet jetë.

Ti, Hana, je jeta ime. Të dua dhe po kthehem në shtëpi, kështu që të lutem, zemër, të lutem, do më presësh? Më fal.

4) Hana u përpoq të zbriste nga prehri i tij, por Foksi, që dukej në panik, u përkul para dhe ia mbërtheu gojën me një puthje. Një puthje që ia përpiu shpirtin dhe alarmoi çdo qelizë të trupit të saj. I njoftoi se po pushtoheshin. U përpoq të ruante kthjelltësinë e mendimeve, të mos harronte se plani i saj ishte që ai të pendohej që po e largonte, por aty kishte vetëm magjinë e gojës së tij, të trupit të tij të fortë,mikpritës, dhe lëvizjen e ijëve të tij që kërkonte sa më shumë kënaqësi.

5) Edhe barrierat e saj u shembën, duke çliruar një ofshamë të thellë. Ajo ngriti duart dhe i ledhatoi fytyrën, ia shtrëngoi butësisht, ia kaloi mes flokëve teksa putheshin si të dëshpëruar, krejt të vetëdijshëm që ishte hera e fundit. Shumë shpejt u bë e qartë

që nuk do të ndaleshin vetëm te puthja.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror!

Ka tri gjëra pa të cilat Bebe Rexha s’mund të jetojë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera