Sot është 7 Marsi dhe në këtë ditë të veçantë,ministri i Brendshëm, Taulant Balla surprizoi mësuesen e tij të matematikës, Veronika Cfarku, cila ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në studion e Klan News me Iva Kalemin.
“Zyshë Veronika mirëmëngjes. Të uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin, paç jetën e gjatë dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje për gjithë mundin tënd, për të na dhënë dije dhe për të na përgatitur të fortë, edhe në jetën tonë të përditshme. Sepse ti për ne nuk ke qenë vetëm mësuesja e Matematikës, dhe ne të dy kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për shkak se dhe mua më pëlqente shumë lënda jote.
Por na ke mësuar që të ecim të fortë edhe në karrierën tonë, në profesionin tonë, kështu që jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës sonë dua të të uroj sot, Gëzuar 7 Marsin dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje”, u shpreh Balla në mesazhin e tij.
“Shumë-shumë-shumë faleminderit, tepër e emocionuar, kjo është dhurata më e bukur që më bëhet në jetë. Nuk e prisja sepse kam kohë që nuk kam komunikuar me Taulantin edhe pse e ruaj atë foto të kohës së gjimnazit. Ishte nxënës i shkëlqyer”, u shpreh mësuesja tashmë në pension.