Einxhel Shkira ishte e ftuar në “Cherry on Top “ me Bora Zemanin, ku foli për jetën e saj si mamaja e Trevit, partnerja e Dagzit dhe planet në karrierë. Në studio i erdhi dhe një surprizë nga Donaldi, një letër prej tij. Duket se gjërat mes tyre tanimë janë sheshuar dhe kanë bërë paqe.
“Hi Einxhel si je? Më ka marrë malli për kohërat e bukura. Bëj shaka se s’kemi pasur. Më vjen keq për situatat që na kanë ndodhur. Si e ke dorën? E mban mend sa netë kam qëndruar zgjuar me ty dhe ti prapë ma fute sa krahu i thyer bashkë me allçi. A të vjen keq që ke humbur një njeri që në rast se thyen diçka nuk do e kesh më afër teje? Unë gjithmonë e kam ditur çfarë po bëja dhe tani pas kaq kohësh ndihu e lirë të më falënderosh. Mendoje pak kur të pyesnin se cili ishte momente që e kuptove se e dashuroje Dagzin, përgjigja që të vjen natyrshëm është “kur nuk e shpëtoi Donaldin në zinxhir. Aty e kuptova sa duheshit dhe ja ku jeni jeni sot një familje e lumtur. Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar për inteligjencën dhe karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. Ps: ta them sinqerisht që vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, shkruhet në letër.








