Po, filmi hollivudian në të cilin Bleona Qereti është pjesë e kastit është gati dhe data e tij e premierës ishte një ditë më parë më 3 maj. Bëhet fjalë për “Chief of Station”, film i regjisorit Jesse V Johnson. Në një video të publikuar nga artistja në “Instagram” e shohim në rolin e saj, teksa dëgjohet edhe duke folur shqip.
Filmi flet për një ish-agjent të FBI-së bota e të cilit shembet pasi gruaja e tij vdes në një aksident. Pas marrjes së informacionit të fshehtë se vdekja e gruas së tij mund të mos kishte qenë një aksident, ai kthehet në botën e fshehtë të Evropës Lindore, duke u bashkuar me një ish-kundërshtar për të zbuluar një komplot që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte për gruan e tij.