Adrola Dushi është një prej vajzave më të bukura shqiptare. Ajo është rrëfyer së fundmi si rrallëherë në një intervistë me Erjona Rusin në “Se luan topi”. Mes të tjerave ka folur edhe për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
“Mund të them që është djali më i bukur shqiptar.Uroj që askënd mos lëntë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar. Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”, tha Adrola.
Në sfond u vu dhe kënga e Capital T, duke lënë të aludohet se është ai djali që i ka rrëmbyer zemrën, por bukuroshja nuk preferoi të prononcohet më tepër.