Gigi Hadid dhe Bradley Cooper po shkojnë drejt altarit. Aktori 49-vjeçar dhe modelja 29-vjeçare po e bëjnë lidhjen serioze dhe pavarësisht se kanë vetëm 9 muaj lidhje, Cooper është gati ta çojë romancën e tyre në një nivel tjetër.
Burimet thonë se ai është ‘i vendosur’ të martohet me supermodelen. Dyshja, thuhet se kanë diskutuar gjithashtu për të pasur fëmijë së bashku.
“Bradley tashmë ka vendosur se do t’i kërkojë Gigi-t të martohet me të. Kjo nuk është as një pyetje. Ata diskutuan për familjen dhe martesën në fillim të marrëdhënies së tyre. Ata kanë kohë që janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj planeve të tyre dhe tani është vetëm çështje se kur”, tha një burim ekskluziv për DailyMail.
Fituesi i çmimit Oscar nuk do të ketë asnjë pengesë nga njerëzit më të afërt të Gigi-t pasi ai tashmë ka ‘bekimin e familjes, miqve dhe madje edhe vajzës së saj’. Gigi ka një vajzë, Khain, tre vjeç, me ish-të dashurin Zayn, 31 vjeç, ndërsa Bradley është baba i vajzës Lea De Seine, shtatë vjeç, me modelen Irina, 38 vjeç.
“Bradley është takuar me Zayn. Ata të gjithë kanë ecur përpara dhe janë prindër të përkushtuar, kështu që nuk ka ndonjë problem. Ata kanë pasur kontakte shumë herë kur kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët të gjithë bashkëprindërojnë miqësisht. Përveç kësaj, vajza e Gigi dhe Zayn shkon shumë mirë me vajzën e Bradley dhe Irina. Ajo pothuajse sillet si një motër e madhe për të. Ata kanë çdo qëllim për t’u bërë një familje funksionale”-u shpreh më tej burimi.